Pas suksesit të Liverpool në sezonin 2024/2025, të gjithë sytë do të jenë te skuadra e Arne Slot për të parë nëse mund ta mbrojnë titullin. Arsenal dhe Manchester City do të kërkojnë të reagojnë pas një sezoni ku nuk ishin në nivelin e pritshëm.
Gara për top katërshe ishte shumë e fortë, e cila u shndërrua në një top pesëshe për kualifikim në Ligën e Kampionëve, falë performancës së mirë të skuadrave angleze në Europë. Shumë ekipe do të synojnë rikthimin në Europë edhe këtë sezon.
Të gjithë prisnin një garë të ngushtë për titull mes City, Arsenal dhe Liverpool, por Liverpool e fitoi ligën me lehtësi dhe e siguroi titullin me katër ndeshje para fundit, duke barazuar rekordin e 20 titujve të Anglisë.
Liverpool

Liverpool dominoi sezonin e kaluar dhe e fitoi titullin me katër javë para fundit. Arne Slot kishte vetëm 5.1 për qind shanse për titull në fillim, por tani është favorit me 28.5 për qind sipas superkompjuterit. Përforcimet si Wirtz, Kerkez, Frimpong dhe Ekitike japin optimizëm për vazhdimësinë.
Arsenal

Shanset e Arsenal për ta fituar titullin janë rritur nga 12.2 për qind në 24.3 për qind. Megjithatë, sipas superkompjuterit, pozicioni më i mundshëm është sërish vendi i dytë, për herë të katërt radhazi.
Manchester City

City kishte 82.2 për qind shanse për titull sezonin e kaluar, por ato janë ulur në 18.8 për qind për 2025/2026. Skuadra e Guardiolës nuk është më favoritja kryesore për ta fituar ligën.
Chelsea

Pas triumfit në Kupën e Botës për Klube muajin e kaluar, Chelsea synon titullin e parë në Ligës Premier që nga sezoni 2016/2017. Superkompjuteri i jep vetëm 8.4 për qind shanse për titull dhe parashikon një tjetër përfundim në vendin e katërt.
