​Përshkallëzimi në Serbi, sulmohen edhe veturat me targa evropiane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestat në Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, ku përkrahësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po sulmojnë qytetarët protestues.

Mbrëmjen e së mërkurës situata u përshkallëzua në Novi Sad, kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS.

Aty u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash.

Të mbledhurit u përgjigjën duke thyer xhamat e ambienteve të partisë, pas së cilës policia formoi një kordon.

Por kjo nuk qe e gjitha, mbëshetetësit e Vuçiqit sulmuan edhe veturat e qytetarëve, në mesin e të cilave pati edhe me targa evropiane, transmeton KosovaPress.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen dëmet që u janë bërë veturave në Novi Sad.

Përshkallëzim të protestave në Novi Sad ka pasur pothuajse vazhdimisht.

Edhe të martën mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) sulmuan demonstruesit në Vërbas dhe Baçka Pallankë.

Tubimet u organizuan nga “Studentët në bllokadë”, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë para ambienteve të partisë së Vuçiq dhe departamenteve të policisë.

Së fundi, tubimet më të mëdha të qytetarëve u organizuan në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera, duke përfshirë Suboticën, Shabacin, Leskovcin, Somborin, Pançevën dhe Valevën.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 16 persona.

Share This Article