British Airways pezullon të gjitha udhëtimet me Kinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte, për në Kinë dhe nga territori i Kinës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, kanë bërë të ditur nga kompania.

Njoftimi vjen pasi Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi kundër të gjitha udhëtimeve, përveç atyre të rëndësisë thelbësore në vend.

Virusi ka shkaktuar më shumë se 100 vdekje, duke u përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën në 16 vende të tjera.

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti Wuhan, qendra e shpërthimit.

Share This Article