ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One 3 hours ago
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari 3 hours ago
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës 4 hours ago
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë) 4 hours ago
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Prokuroria dorëzon aktakuzë në mungesë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999

albnews by albnews
15 August, 2025
in Kosova
0
Prokuroria dorëzon aktakuzë në mungesë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

“Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema.

Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.

Ai tha se nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e të dyshuarve në këtë kohë.

Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.

“Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.

Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.

Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

7 November, 2025
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

7 November, 2025
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

7 November, 2025
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result