Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

albnews
By
1 Min Read

Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura dhe të respektuara të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe miku i tij i ngushtë, Giorgio Assumma, duke konfirmuar se Baudo u shua në mënyrë të qetë në spitalin Campus Biomedico të Romës, i rrethuar nga familja dhe me ngushëllimet e sakramenteve.

Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian.

Mjeshtri i prezantuesve televizivë, autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh.

Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional.

Share This Article