Me perden e gjelbër të kopshteve të saj, godina Planeta është një nga blloqet më ikonike të zyrave në Barcelonë. Së fundmi është blerë nga njeriu më i pasur i Spanjës, Amancio Ortega, themeluesi i Zara, përmes Pontegadea që është kompania e tij e investimeve.
Ortega ka blerë edhe një hotel luksoz në Paris, një bllok apartamentesh në Florida dhe aksione në një operator porti britanik, duke i shtuar 20 miliardë euro perandorisë globale të pronave.
Pse kaq shpenzime? Ortega do të marrë 3,1 miliardë euro nga Inditex (kompania mëmë e Zara) këtë vit. Edhe pse ekipi i tij mohon shmangien e taksave, nxitimi tregon përpjekje për të rritur dhe ruajtur pasurinë para se taksat të hanë një kafshatë.
Pontegadea i investon të gjitha të ardhurat çdo vit brenda këtij mandati.
Perandoria e Ortega është rritur shpejt duke e bërë atë një nga pronarët më të mëdhenj të pasurive të patundshme në Europë, në një kohë kur taksat e të pasurve janë kthyer në agjendën politike. Spanja është një nga vendet e pakta europiane, veç Norvegjisë dhe Zvicrës, që e aplikon ende.
Për të kundërshtuar lehtësirat tatimore për të pasurit, Spanja prezantoi “taksën e solidaritetit” në vitin 2022, duke shënjestruar pasuritë mbi 3 milionë euro, duke e rritur në 3,5% për ata me mbi 10 milionë euro. Pavarësisht frikës për një eksod të shtresës së lartë, numri i miliarderëve spanjollë është rritur. Në vitin e parë, taksat e mbledhura arritën në 1,88 miliardë euro. Në 2024 arriti 2 miliardë euro.
Kritikët thonë se këto përjashtime, sidomos për “kompanitë familjare”, nënkuptojnë që të pasurit ende i shpëtojnë tatimit të plotë. Këto rregulla përdoren nga miliarderët për të mbrojtur asetet duke i kushtuar mesatarisht 4,5 miliardë euro thesarit të shtetit çdo vit.
Ndërsa ndikimi i të ardhurave të taksës së solidaritetit është modest krahasuar me taksat e të ardhurave (130 miliardë sdollarë), ekspertët thonë se është vlera simbolike ajo që ka rëndësi.
“Ndihmon në krijimin e një sensi drejtësie”, thotë Susana Ruiz nga Oscfam. Dhe nuk ka dëmtuar rritjen, ekonomia e Spanjës u rrit me 3,2% vitin e shkuar duke lënë pas edhe vende më të përparuara.
Në ballkonet e Planeta dhe në Spanjë, filizat e gjelbër po lulëzojnë.