Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas ukrainas, i identifikuar vetëm si Serhii K., i cili dyshohet se ka koordinuar sulmet ndaj gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2, kanë bërë të ditur prokurorët gjermanë.

Ngjarja lidhet me shpërthimet e ndodhura pothuajse tre vite më parë, në shtator 2022, pranë ishullit Bornholm, që dëmtuan rëndë dy gazsjellësit kryesorë që transportonin gaz rus drejt Europës.

Edhe pse në atë kohë asnjë prej tyre nuk ishte në funksion, tubacionet mbanin ende gaz nën presion, dhe shpërthimet shkaktuan një ndotje të konsiderueshme dhe reagime të ashpra politike në mbarë kontinentin.

Hetimet për origjinën e shpërthimeve kanë qenë intensive dhe të ndërlikuara, duke nxitur debate të gjera dhe tensione të reja gjeopolitike pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas autoriteteve gjermane, Serhii K. ishte pjesë e një grupi që vendosi pajisjet shpërthyese në tubacionet e Nord Stream-it. Pas arrestimit në Itali, ai pritet të ekstradohet në Gjermani, ku do të dalë para një gjykatësi për t’u përballur me akuzat. 

Share This Article