Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vitin 1981, drama “Gjaku i Arbrit” e shkrimtarit Fadil Kraja solli në skenën e teatrit “Migjeni” një tablo të fuqishme të virtyteve shqiptare.

Patriotizmi, besa, nderi e burrëria u ngjitën në skenë si mesazh i rëndësishëm i kohës.

Mes atyre që spikatën ishte edhe aktori Agron Dizdari, i cili me fuqinë e interpretimit i dha jetë një prej roleve më të veçanta të karrierës së tij.

“Rreth dy javë para se të  jepej premiera, i madhi Serafin Fanko lexoi interpretuesit që do të jenë në premierë. Përmendi emrin tim, mbaj mend që kam qarë. Ishte një emocion i madh”, tha aktori Dizdari.

Interpretimi i tij u shndërrua në pikë referimi për publikun e asaj kohe. Shfaqja u ndoq me interes të madh dhe për shumë ditë u komentua në qytet si një nga arritjet më të mëdha të skenës shkodrane.

“Shkoj me pi kafe me shokët, përshëndes një llamarinist, i fola dhe nuk më foli. I fola sërish dhe mu kthye: ik se nuk dua të të shoh me sy. Pse i thash? Se të kam parë mbrëmë më tha tek “Gjaku i Arbrit” dhe erdhi më përqafoi”, tregon ai.

Agron Dizdari vijon të mbetet akoma sot e kësaj dite një figurë e dashur e artit duke merituar përherë duartrokitjet e publikut shkodran.

Share This Article