ALB UK News

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
Home Bota

Muri i madh i pluhurit “gëlltit” qytetin e Phoenix në Arizona

albnews by albnews
26 August, 2025
in Bota
0
Muri i madh i pluhurit “gëlltit” qytetin e Phoenix në Arizona
10
SHARES
10
VIEWS

Një mur i madh pluhuri, i njohur në meteorologji si habub, përfshiu zonën metropolitane të Phoenix të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar kushte të rrezikshme me dukshmëri zero.

Sipas CNN, pas këtij fenomeni dramatik atmosferik, zona u godit edhe nga stuhi të fuqishme, të cilat shkaktuan rrëzimin e pemëve, dëmtime të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, erëra që arritën deri në 112 km/orë shkatërruan një nga urat e brendshme të objektit.

Dust storm blankets everything in its path as it rolls through the Phoenix, Arizona, area. pic.twitter.com/FpecQcryHo

— Fox News (@FoxNews) August 26, 2025

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në Phoenix lëshoi paralajmërime për stuhi rëre dhe stuhi të forta teksa sistemi përparonte në Qarkun Maricopa. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet me automjete për shkak të dukshmërisë së rrezikshme. Ndërkohë, Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi për përmbytje në disa rrugë dhe paralajmëroi shoferët për kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë për më shumë se 60,000 konsumatorë në Arizona, me pjesën më të madhe të ndërprerjeve të regjistruara në Qarkun Maricopa.

Për afërsisht një orë, Aeroporti Sky Harbor ndaloi të gjitha uljet dhe ngritjet për shkak të dukshmërisë së ulët dhe mbulimit të pistave nga pluhuri. Aktiviteti u rifillua më vonë, por me vonesa të konsiderueshme gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa ekipet e emergjencës kryen inspektime për dëmtime në infrastrukturë.

This evening: A massive dust storm is sweeping across Phoenix, creating an intense scene visible from Sky Harbor International Airport.

📍 Phoenix, Arizona, USA . pic.twitter.com/WQGr0HKSK8

— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 26, 2025

Në qytetin Gilbert, rreth 35 kilometra në juglindje të Phoenix, policia raportoi për ndërprerje të semaforëve dhe pemë të rrëzuara në shumë zona. Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të kushteve të rrezikshme në rrugë.

Stuhitë e rërës janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve në Arizona, por kjo ishte veçanërisht e fuqishme. Sipas CNN, habubi shkaktohet nga erërat e forta të një stuhie që fryjnë në drejtime të ndryshme, duke ngritur rërën nga toka dhe duke krijuar një mur pluhuri. Këto mure mund të arrijnë qindra metra në lartësi dhe të shtrihen për kilometra të tërë. (A2 Televizion)

Previous Post

400 të vdekur në 10 ditë nga përmbytjet në Pakistan

Next Post

Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë

Next Post
Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë

Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result

© 2025 Albuk.com