ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
Home Rajoni

Ministri i Jashtëm gjerman: Kroacia, rol kyç për të përshpejtuar anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

albnews by albnews
27 August, 2025
in Rajoni
0
Ministri i Jashtëm gjerman: Kroacia, rol kyç për të përshpejtuar anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor
5
SHARES
5
VIEWS

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul deklaroi në Zagreb se Kroacia mund të luajë një rol kyç për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi me homologun kroat Gordan Grlić Radman, Wadephul theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së nuk është vetëm teknik, por edhe gjeopolitik, dhe se Kroacia, si anëtare e fundit e BE-së që nga viti 2013, ka përvojën dhe pozicionin për të ndihmuar në këtë drejtim.

“Kroacia mund të jetë një shoqëruese vendimtare për të dhënë një shtysë të re zgjerimit të BE-së për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Wadephul, politikani i CDU-së, transmeton DW.

Ai shtoi se anëtarësimi në BE është një çështje gjeopolitike, duke paralajmëruar kundër ndikimit të autokratëve që përpiqen të destabilizojnë rajonin përmes dezinformimit dhe korrupsionit, pa përmendur drejtpërdrejt vende si Rusia apo Kina.

Procesi i anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor – Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën – ka ngecur.  Mali i Zi është më i përparuari, por ende pa një datë të caktuar për anëtarësim.

Negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi kanë nisur që nga viti 2012 dhe 2014, ndërsa me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2022.

Bosnja ka statusin e vendit kandidat, por negociatat ende nuk kanë filluar, ndërsa Kosova mbetet kandidat potencial.

Wadephul theksoi se BE-ja duhet të reformohet nga brenda për të qenë e aftë të përballet me sfidat gjeopolitike, ndërsa Kroacia ka një rol “thelbësor” për të forcuar kohezionin dhe ndikimin e Evropës.

Nga ana e tij, ministri kroat Radman rikonfirmoi angazhimin e vendit të tij në negociatat e BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se rajoni i përket gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht Evropës dhe se Kroacia kundërshton ndikimin e palëve të treta.

Previous Post

Trump vendos tarifë prej 50% ndaj Indisë si ndëshkim për blerjen e naftës ruse

Next Post

Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të ngërçit politik, por konstituimi i Kuvendit ngec te nënkryetari serb

Next Post
Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të ngërçit politik, por konstituimi i Kuvendit ngec te nënkryetari serb

Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të ngërçit politik, por konstituimi i Kuvendit ngec te nënkryetari serb

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • ALB UK TV
  • ALBUK UK NEWS
  • Blog
  • Blog Left Sidebar
  • Blog Right Sidebar
  • Boris Johnson i rikthehet gazetarisë, frimos me GB News për drejtimin e një programi televiziv
  • cookie policy
  • Coronavirus
  • Diaspora
  • Elementor #206337
  • Home
  • homepage
  • http://albuk.tv/tv/
  • Kontakto1
  • Lajme Page
  • livetv
  • My account
  • Privacy Policy of ALBUK NEWS
  • Termat dhe Kushtet
  • Terms and Condition

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.