Sobotka mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Këshillit Kombëtar austriak, Wolfgang Sobotka kërkoi pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

”Rruga që kanë ndërmarrë vendet kandidate, veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të vazhdojë”, tha ai gjatë një takimi me zyrtarë të lartë italianë, raporton gazeta austriake ”Krones Zeitung”.

Sobotka e përshkroi zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor si një proces të duhur dhe të domosdoshëm, transmeton ATSH.

“Është kënaqësi që edhe Italia ka të njëjtin mendim si Austria”, vazhdoi ai.

Gjatë bisedimeve me presidenten e Senatit, Elisabetta Alberti Casellati-n, Sobotka theksoi se BE do të humbiste besueshmërinë nëse procesi i pranimit nuk do të ndiqej nga hapa dhe masa të rëndësishme./ATSH/

Share This Article