Eliminimi i turpshëm nga skuadra zvicerane, Beshiktashi i Ernest Muçit shkarkon menjëherë trajnerin që bëri bujë te Manchester United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi turk Beshiktash ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me trajnerin norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, pas eliminimit të dhimbshëm nga skuadra zvicerane Lausanne në raundet kualifikuese të UEFA Conference League.

Solskjaer, i cili mori drejtimin e skuadrës në janar të 2024-ës, u takua me presidentin e klubit, Serdal Adalı, menjëherë pas ndeshjes në stadium, ku të dy palët ranë dakord për ndarjen.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar nga klubi, thuhet: “Kontrata jonë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer është ndërprerë pas vendimit të marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve. Kryetari ynë Serdal Adalı e falënderoi Solskjaer për shërbimet e tij deri më sot në një takim pas mbledhjes. Me respekt e paraqesim këtë për informimin e publikut.”

Në sfidën ndaj Lausanne pati minuta dhe për Ernest Muçin, i cili pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga eliminimi.

Share This Article