Connect with us

Sports

Lista e Kombëtares, Silvinjo sqaron zgjedhjet: Nuk është koha për të rinjtë

Published

on

Trajneri Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp, pas shpalljes së listës për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë.

Tekniku kuqezi ka analizuar zgjedhjet e bëra, ndërsa i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë.

Silvinjo e cilësoi si shumë të rëndësishme ndeshjen ndaj Letonisë dhe për këtë arsye deklaroi se nuk është momenti për lojtarë të rinj në Kombëtare.

Ai gjithashtu zbuloi se po ndiqen disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, ndërsa shtoi se ka folur edhe me Nedim Bajramin e Ernest Muçin, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë.

Advertisement

Trajneri brazilian konfirmoi se mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija ishte në listën e pritjes, por nuk u ftua për shkak të një dëmtimi që ka kaluar.

“Ne kemi bërë 50% të rrugëtimit, duke qenë se kemi luajtur katër ndeshje. Po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Letonisë. Do përgatitemi mirë. Kam folur me Ismajlin, ka pasur dëmtim të lehtë dhe fola. I thashë që të jetë i qetë, për tu përshtatur me ambientin e ri.

Një grup nuk ndryshon, nëse diçka nuk shkon. Duhet të ndryshohet nëse një lojtar nuk ka çfarë jep për Kombëtaren. Kam besim tek të gjithë lojtarët. Nëse një lojtar jep shenja që nuk dëshiron të jetë në Kombëtare, do të mbetet jashtë. Unë shoh dëshirë te lojtarët për të qenë në kombëtare.

Advertisement

Do ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë se kemi ndeshje miqësore para ndeshjes. Kemi lojtarë që kanë luajtur te U-21, por ende nuk kanë luajtur me ekipin A. Kemi 20 lojtarë që ndjekin, 4-5 janë lojtarë të fortë dhe të mirë. Në kohën e duhur do të vijë momenti i tyre.

Letoninë e kemi parë dhe mund të ketë ndryshime. Bajrami dhe Muçi kanë bërë një rrugëtim në Kombëtare. Vijnë me kënaqësi këtu. Bajrami kishte rrugëtim fantastik në kualifikueset e Europianit. Ndoshta nuk është në formën më të mirë, Muçi ka pësuar një dëmtim të vogël, por luajti 45 minuta dje. Kemi shumë besim te dy lojtarë.

Kam pasur shumë dilema. Puna për listën nis shumë përpara. Që në fillim të gushtit kam filluar të mendoj për listën. Ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti. Duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësitë që duhet të marrin. Kam folur shumë me veten, stafin dhe kemi besim se lojtarët do na përgjigjen në fushë.

Advertisement

Kur duhet të zhvillojmë një ndeshje miqësore para asaj zyrtare, është më pak e vështirë, për aspektin e menaxhimit. FSHF ka punuar shumë për të zhvilluar grumbullimin dhe miqësoren.

Miqësoret të japin mundësi të shikosh lojtarët që nuk kanë pasur mundësi në Kombëtare. Jam i bindur që do jetë ndeshje e mirë për tu testuar.

Është momenti jo më i mirë për lojtarët. Shumica e lojtarëve janë të mësuar. Nuk jam i shqetësuar. Është çështje minutazhi.

Advertisement

Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira me Dinamon. Është një lojtar teknik, luan me këmbën e majtë. Ka një dalje të bukur me topin. Nuk është lojtar fizik. Ishte në listën e pritjes. Për shkak të dëmtimit dhe diskutimit me klubin, nuk u grumbullua. Dajsinani është një portier shumë i shpejtë me këmbë. Më ka surprizuar dhe pëlqyer shumë”, tha Silvinjo.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Advertisement

Të dyja ndeshjet do të transmetohen në ekranin e Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e Kombëtares.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Published

on

By

Sistemi i drejtësisë argjentinase ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj presidentit dhe financierit të Federatës së Futbollit Argjentinas (AFA),  Claudio “Chiqui” Tapia dhe Pablo Toviggino, në një hetim mbi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave të tjera. Procedurat rrjedhin nga një ankesë e paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave (DGI) dhe kanë të bëjnë me taksa të papaguara që arrijnë në total mbi 19 miliardë peso, ekuivalente me afërsisht 13 milionë dollarë, gjatë dy viteve të fundit. 

Parregullsitë e supozuara kanë të bëjnë me mbajtjet e TVSH-së, taksën mbi të ardhurat dhe kontributet e pensioneve midis marsit 2024 dhe shtatorit 2025. Ligji argjentinas parashikon dënime me burg nga dy deri në gjashtë vjet për këto vepra penale. Sipas prokurorisë, duke pasur parasysh dimensionin financiare të AFA-s dhe shumën e diskutuar, hetimi mund të shtrihet edhe tek anëtarët e tjerë të bordit drejtues. Ky është i pari nga tre hetimet e hapura ditët e fundit që përfshijnë menaxhmentin e lartë të federatës së futbollit. 

Hetimet e tjera kanë të bëjnë me parregullsi të dyshuara financiare që lidhen me kompaninë Sur Finanzas dhe blerjen e një prone luksoze në provincën e Buenos Aires. Nga ana e saj, AFA ka mohuar akuzat, duke denoncuar një “sulm të koordinuar” nga qeveria e Presidentit Javier Milei. Përballja mes palëve vazhdon për më shumë se një vit dhe është nxitur nga plani i qeverisë për të futur modelin e shoqërisë aksionare në futboll, një propozim deri më tani i refuzuar nga AFA dhe shumica e klubeve.

Advertisement
Continue Reading

Sports

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Published

on

By

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Atij i bashkohen Kilie Mbappe dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë. Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro) janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro). Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave. Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:

Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro

Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro

Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro

Advertisement

Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro

Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro

Pedri (Barcelona): 140 milionë euro

Advertisement

Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë

Advertisement

Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë

Continue Reading

Bota

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Published

on

By

Zi në Spanjë, teksa ka ndërruar jetë Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B. Martin humbi jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Ata po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin.

Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar, ishin ndër fatlumët që u shpëtuan. Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale. Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.”

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota47 minutes ago

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Popular49 minutes ago

Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të grave dhe burrave 

Bota52 minutes ago

Nga frika e deportimit, hondurasit në SHBA dërgojnë më shumë para në shtëpi se kurrë më parë

Show - Biz55 minutes ago

Shqetësime për ‘superioritetin’ mbi vizitën e jahtit mbretëror në Irlandë në vitin 1996

UK58 minutes ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota60 minutes ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

UK1 hour ago

Burri qëllohet për vdekje nga policia pas përplasjes së dy makinave

Bota1 hour ago

Trump dhe Zelensky duken më optimistë – por tregojnë pak prova se paqja është afër për Ukrainën

Opinion1 hour ago

John Simpson: ‘Kam raportuar për 40 luftëra, por nuk kam parë kurrë një vit si viti 2025’

UK1 hour ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK1 hour ago

Pse të rinjtë po largohen për të punuar jashtë vendit?

UK1 hour ago

Titujt e gazetave në UK

Show - Biz1 hour ago

Meloni apel për unitet: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

Bota2 hours ago

Zjarr në një azil pleqsh në Indonezi, humbin jetën 16 të moshuar

Kosova3 hours ago

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania12 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania12 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania13 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK11 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Kosova14 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Bota12 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Bota5 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Kosova12 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Kosova11 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Albania5 hours ago

Elozhi i kujtesës

Albania14 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova18 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Bota2 hours ago

Zjarr në një azil pleqsh në Indonezi, humbin jetën 16 të moshuar

Trending