ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 7 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 7 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 7 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 7 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

​Ambasadori i Britanisë së Madhe: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur

albnews by albnews
29 August, 2025
in Kosova, UK
0
​Ambasadori i Britanisë së Madhe: Procesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve ka vite që ka ngecur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Procesi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite e muaj që ka ngecur, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, ai tha se “duhet të bëhet më shumë menjëherë”. Në konferencën e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Britanike me temën “Ndërtimi i Urave: Avancimi i Pajtimit, Dialogut dhe Zërit Qytetas – Çfarë kemi mësuar”, është nderuar Bajram Qerkinaj, i cili ishte zëri i të gjithë familjarëve të të pagjeturve.

RelatedPosts

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Roja bregdetare shpëton 94 persona në La Mansh

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se mbetën të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën.

“Mbi 1500 njerëz janë ende të zhdukur dhe familjet ende po presin për përgjigje për drejtësi, paqen dhe për qetësi të mendjes. Më bën përshtypje që kudo ku shkojë në Kosovë se sa delikate mbetet besimi dhe se si në shumë vende frika ende i pengon njerëzit për të dëshmuar. Por, familjet kanë të drejtë që të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, ata meritojnë veprimet tona dhe të institucioneve. Si Britania e Madhe mbetemi të përkushtuar për t’i ndihmuar Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës me trashëgiminë e konflikteve të viteve të 90-ta, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarën por edhe me të ardhmen… Edhe unë po shqetësohem se progresi drejt kuptimit të fatit të të zhdukurve ka vite dhe muaj që ka ngecur, që nuk po ecën shpejt sa duhet. Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon të kërkojë në nivelet më të larta këtu dhe në Serbi që mund të bëhet më shumë dhe duhet të bëhet menjëherë”, tha ai.

Ai ka kujtuar Bajram Qerkinaj, për të cilin tha se vdiq pa arritur të sigurojë informacione për djalin e tij.

“Baca Bajram kurrë nuk pushoi së kërkuari djalin e tij të zhdukur që u bë zë i familjeve, i të gjitha komuniteteve në gjithë Kosovën por edhe përtej saj. E di se forca dhe bashkë-dhimbja e tij na ka frymëzuar shumë prej nesh për kaq shumë vite… Zëri i bacës Bajram do të na mungojë thellësisht. Derisa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të rikujtojmë se të gjithë kemi përgjegjësi të thellë për të vazhduar të qojmë përpara trashëgiminë e bacës Bajram dhe të vazhdojmë për vetëdijesim të hapim dyer duke inkurajuar institucionet e Kosovës dhe në Serbi që të punojnë së bashku për të zhbllokuar pengesat për të ditur të vërtetën”, deklaroi ai.

Edhe Marta Gazideda e cila është menaxhere e programit për qeverisje dhe paqe në UNDP ka kujtuar Qerkinaj, duke thënë se duhet të vazhdohet kërkesa për drejtësi.

“Ai [Bajram Qerkinaj] ishte figurë e unitetit, ai ishte i palëkundur në kurajon e tij por edhe kishte bashkëndjenë të thellë. Kjo është një fotografi apo takimi që filloi bashkëpunimin e UNDP-së dhe ambasadorit britanik në Prishtinë. Baca Bajram kishte një tragjedi personale dhe ai ishte zëri i të gjithëve, ai kërkonte të vërtetën për të gjithë, kërkonte drejtësi për të gjithë por gjithashtu edhe dinjitet për familjet që vazhdojnë të kërkojnë të zhdukurit…Ne kemi humbur bacën Bajram fizikisht, por trashëgimia e tij si kampion për të vërtetën dhe avokat për drejtësi vazhdon të jetojë”, tha ajo.

Edhe Nuno Queiros, i cili është përfaqësues i përhershëm i UNDP Kosova tha se trashëgimia e konfliktit vazhdon të hedh “një hije të gjatë për më shume se dy dekada”.

“Konferenca që po mbahet sot do të na japë mundësinë të dëgjojmë zëra nga akterë të ndryshëm mbi atë se çfarë do të thotë përballja me trashëgiminë e të zhdukurve, si mund të sigurojmë më mirë drejtësinë dhe si gjenerata e ardhshme mund të shfrytëzojë mjetet digjitale dhe kujtesën kolektive për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Dëshiroj të falënderoj edhe një herë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës së tyre, për mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur për këtë çështje. Ju jeni vërtet partnerë të mëdhenj. Po ashtu, dua të shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ata që kanë ecur në këtë rrugë me ne – organizatat e shoqërisë civile, Qendrën e Burimeve për Personat e Zhdukur, shoqatat e familjeve, median dhe institucionet”, deklaroi ai.

Krerët institucional gjatë ditës kanë kërkuar edhe një herë që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. /kp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result