Kryeministri kritikon reagimin e KLGJ-së: Gjykatësit nuk janë maliqër që të bëjnë ç’të duan me ligjin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një përplasje publike ka dalë në pah pasditen e së premtes mes Kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Reagimi i Ramës vjen pas një deklarate të KLGJ-së, e cila dënoi “sulmet” publike ndaj gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se KLGJ-ja ka rënë “shumë gjatë”, duke harruar rolin e saj themelor: të garantojë cilësinë e drejtësisë.

Sipas tij, shqetësimi i KLGJ-së duhet të jetë analiza e vendimeve “skandalozisht brutale” që mbrojnë ndërtimet e paligjshme në dëm të interesit publik, dhe jo kritika ndaj atyre që i bëjnë publike.

Rama shprehet se KLGJ-ja ka për detyrë të marrë seriozisht ankesat për vendimet “qorre” të gjyqtarëve, të cilat, sipas tij, shfaqin “mungesë ndjeshmërie ndaj interesit publik.”

Ai nënvizoi se është pikërisht KLGJ-ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) që duhet të veprojnë ndaj këtyre rasteve.

“KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë,” shkruan Kryeministri.

Postimi i tij përfundon me një thirrje direkte drejtuar anëtarëve të KLGJ-së: të përqendrohen te puna e tyre, e cila, sipas Ramës, lë “shumë për të dëshiruar” në funksion të objektivit të Shqipërisë 2030 për t’u bërë pjesë e BE-së.

Share This Article