Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan këtë të enjte, më 4 shtator, ku do të pritet nga Papa Leoni.

Vizita vjen në një moment të tensionuar për rajonin, ndërsa Papa ka shtuar thirrjet për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Takimet pritet të fokusohen te lirimi i pengjeve, ndihma humanitare, mbrojtja e komuniteteve të krishtera dhe lufta kundër antisemitizmit.

Vizita njëditore do të zhvillohet me ftesë të Papës, sipas një deklarate të lëshuar sot nga zyra e Herzog.

Presidenti izraelit do të takohet gjithashtu me kryediplomatin e Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe do të vizitojë gjithashtu Arkivin dhe Bibliotekën e Vatikanit, shtohet në deklaratë.

Takimet e tyre do të përqendrohen në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve, luftën kundër antisemitizmit global dhe mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Lindjen e Mesme, së bashku me diskutimet mbi çështje të tjera politike”, njoftoi presidenca izraelite.

Papa Leoni, Papa i parë amerikan, javën e kaluar lëshoi ​​një “apel të fortë” për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

Share This Article