ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen 24 minutes ago
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri 26 minutes ago
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut 27 minutes ago
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje 29 minutes ago
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ndryshon Kodi Etik për mësuesit. Ja rregullat e reja për veshjen dhe sjelljen

albnews by albnews
6 September, 2025
in Albania
0
Ndryshon Kodi Etik për mësuesit. Ja rregullat e reja për veshjen dhe sjelljen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar do të duhet të respektojnë një sërë rregullash të reja të sjelljes, si në mjediset e shkollës ashtu edhe jashtë saj. Ministria e Arsimit ka hartuar Kodin e ri të Etikës, i cili përcakton standarde të qarta për integritetin, përgjegjshmërinë dhe sjelljen e personelit mësimor, përfshirë edhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Sipas këtij Kodi, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike, duke u siguruar që postimet, fotot apo videot të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cënojnë imazhin e edukatorit.

RelatedPosts

Shpëtoi delen nga zjarret në Greqi, fotoja e shqiptarit në listën e 12-të më të mirave për 2025-ën

Fotot dramatike të anijes ‘Vlora’ në eksodin e gushtit ’91!

BE reagon për specat shqiptare: Përmbajnë 3 lloje pesticidesh

“Praktikat më të mira evropiane tregojnë se një kornizë e qartë etike ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, veçanërisht në një realitet arsimor që ndryshon me shpejtësi për shkak të teknologjisë. Mësuesi duhet të ruajë gjithmonë figurën e tij si model edukues, si brenda ashtu edhe jashtë shkollës, të nxisë sjellje të përgjegjshme dhe të edukojë nxënësit për përdorimin e sigurt të platformave online”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Arsimit.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe veshjes në punë. Mësuesit duhet të paraqiten me pamje të rregullt, të pastër dhe profesionale, duke shmangur aksesoret që bien në sy apo shkaktojnë zhurmë.

“Stolitë dhe elementet shtesë në veshje duhet të jenë të thjeshta e të përshtatshme për mjedisin shkollor, duke evituar bizhuteritë e mëdha, me ngjyra të forta ose që prodhojnë tinguj, pasi mund të shpërqendrojnë nxënësit gjatë mësimit”, përcaktohet në Kodin e Etikës.

Po ashtu, neni 5 i dokumentit thekson se mësuesit duhet të respektojnë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve, duke shërbyer si model i sjelljes dhe i zgjidhjes paqësore të konflikteve. Mësuesit me përvojë, sipas këtij Kodi, kanë gjithashtu detyrimin të mbështesin dhe udhëzojnë kolegët e rinj në procesin arsimor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

6 September, 2025
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

6 September, 2025
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

6 September, 2025
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result