ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë 6 hours ago
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi 8 hours ago
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë!  8 hours ago
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën 9 hours ago
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Ekstradohet Vilson Pepa, pjesë e grupit të Çopjave, akuzuar për trafikimin e 11 tonëve kokainë

albnews by albnews
7 September, 2025
in Shqiperia
0
Ekstradohet Vilson Pepa, pjesë e grupit të Çopjave, akuzuar për trafikimin e 11 tonëve kokainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vilson Pepa, i njohur edhe si Soni Pepa, është ekstraduar nga Republika Domenikane dhe tashmë ndodhet në Shqipëri. Pas mbërritjes në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga forcat RENEA drejt burgut të sigurisë së lartë.

41-vjeçari nga Lushnja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të madh të SPAK, që goditi organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës. Prokuroria e Posaçme e akuzon Pepën si pjesë të këtij grupi, i përfshirë në trafikun e sasive shumë të mëdha të kokainës drejt Evropës.

RelatedPosts

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

Nis viti i ri shkollor – Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Policia aksion antikanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar, 10 në kërkim

Hetimet e SPAK tregojnë se emri i tij del në dosjen e trafikut të 11 tonëve kokainë të transportuar në vitin 2020, me origjinë nga Paraguaji dhe me destinacion portet europiane. Vetëm në Roterdam u sekuestruan 600 kilogramë nga kjo ngarkesë. Pepa përmendet gjithashtu në dokumentet e prokurorisë për çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre akuza të rënda: Trafik ndërkombëtar narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrimi i produkteve të veprës penale.

Sipas SPAK, organizata ku bënte pjesë Pepa ka organizuar në total trafikimin e 28 tonëve kokainë drejt Evropës në dy episode të mëdha, ku autoritetet doganore kanë sekuestruar 17 tonë. Bëhet fjalë për njërën nga dosjet më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës të hetuara ndonjëherë në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

8 September, 2025
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

8 September, 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

8 September, 2025
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result