ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 8 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 8 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 8 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 10 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Atentati në Shkodër, reagon i plagosuri Erogen Vaso (Brajoviç): Vrasja e miqve të mi, plagë që nuk mbyllet kurrë, mos lidhni emrin tim me grupet

albnews by albnews
9 September, 2025
in Albania
0
Atentati në Shkodër, reagon i plagosuri Erogen Vaso (Brajoviç): Vrasja e miqve të mi, plagë që nuk mbyllet kurrë, mos lidhni emrin tim me grupet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qendër të Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe një vajzë mbeti e plagosur, ka reaguar për mediat dhe opinionin publik Erogen Millan Vaso (Brajoviç), i cili mbeti gjithashtu i plagosur dhe sipas deklarimeve të autorit të dyshuar të ngjarjes, ishte edhe objektiv i atentatit.

Ai ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke e cilësuar ngjarjen një dhimbje të madhe personale dhe plagë që nuk mbyllet.

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Sa të sigurta janë prodhimet shqiptare? “Kontroll dhe jo besim qorr”, teknologu tregon si duhet të lahen frutat e perimet

Vaso ka sqaruar gjithashtu se distancohet nga çdo aludim që e lidh atë me grupe apo emra të caktuar në Shkodër, duke theksuar se është sipërmarrës dhe me të kaluar në sport e në jetën publike të qytetit.

Deklarata e plotë

Unë, Erogen Millan Vaso (Brajoviç), bëj këtë reagim për mediat dhe opinionin publik.

Në këto momente të vështira, jo vetëm për mua, i shpreh ngushëllimet e ndjera familjarëve të dy miqve të mi, me të cilët ishim së bashku sot në mëngjes, në një kafe në qendër të Shkodrës. Ata ishin qytetarë model të Shkodrës, familjarë të respektuar nga gjithë komuniteti. Dora e pabesës së një vrasësi i shkëputi sot nga jeta, teksa ishim së bashku, dhe për mua personalisht kjo është një dhimbje e rëndë dhe plagë që nuk mbyllet kurrë!

Qofshin në paqe me Zotin Armando dhe Geridoni! Zoti u dhëntë forcë familjeve të tyre! Gjithashtu, i uroj shërim të shpejtë vajzës së plagosur në këtë ngjarje.

Më duhet të distancohem plotësisht nga informacionet që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër.

Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë të të cilave i kam trashëguar nga babai im, gjithashtu sipërmarrës deri në fund të jetës, ish-futbollist i Shkodrës dhe i Kombëtares Shqiptare.

Unë kam qenë, për shkak edhe të traditës familjare, ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë dhe ish-president i klubit të futbollit Tërbuni i Pukës. Familja ime ka pasur një histori përndjekjeje politike para viteve ’90, por edhe vite më pas, për shkak se ka përfaqësuar komunitetin malazez në qarkun e Shkodrës. Për interesat e këtij komuniteti dhe të Shkodrës kam shërbyer me korrektësi për disa vite si anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit tim, ashtu sikurse kishte shërbyer edhe njëri prej miqve të mi të afërt që humbi jetën sot.

Jam informuar në spital se autori është ndaluar dhe shpresoj që të zbardhen sa më shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Sa për lidhjet e tjera që aludohen në media, sqaroj se duhet lënë në dorë të institucioneve të ligjit trajtimi i këtyre çështjeve.

Çfarë ndodhi në Shkodër?

Pa kaluar as tri ditë nga atentati pranë Kinema Republika, mëngjesin e të hënës një atentat i dyfishtë ka ndodhur pak metra larg bashkisë së qytetit në një lokal aty pranë. Një person ka hapur zjarr me armë automatike duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Viktima të kësaj ngjarje kanë mbetur Armando Pali, punonjës i IMT në Bashkinë e Shkodrës dhe Liridon Kraja, i cili ka ndërruar jetë në spital. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi tjetër Erogen Vaso, që ishte në tavolinë me viktimat si dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, 25 vjeç, e cila është plagosur rastësisht.

Pak minuta pas kësaj ngjarje të rëndë policia në ndjekje e sipër ka ndaluar në periferi të Shkodrës autorin e dyshuar të kësaj vrasje të dyfishtë, Ragip Gila, i cili së bashku me mjetin e tij tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë.

Për momentin mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje që përveç viktimave ka rrezikuar jetën edhe të shumë personave të tjerë që ndodheshin në lokal. Gjithashtu ende nuk dihet se kush nga tre personat qe ishin bashke mund të ketë qenë shënjestra e vërtetë e këtij atentati. Por dihet që autori i dyshuar ka pasur precedent të mëparshëm penalë. Arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj masakre, dhe dëshmia e njërit prej të plagosurve i cili gjithashtu është i njohur nga policia, pritet të zbardhë edhe motivet e kësaj ngjarje që është në kufijtë e një akti terrorist në ambiente publike. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result