ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 33 minutes ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 37 minutes ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 41 minutes ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 43 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 49 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

albnews by albnews
10 September, 2025
in UK
0
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

RelatedPosts

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

William kujton bisedën e Kate me fëmijët, gjatë kohës që ajo bisedoi me ta për kancerin.

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u fundos, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa tre të tjerë janë ende të zhdukur pas një aksidenti tjetër në Neufchatel-Hardelot, ku një anije me 115 pasagjerë u përfshi në një ngjarje të ngjashme.

Gjithashtu, një grua vdiq pas një përpjekjeje shpëtimi në anën britanike të kanalit, pasi u transportua me helikopter në Dover, por nuk mundi të shpëtohej.

Autoritetet franceze konfirmuan se dy nga viktimat ishin nga Vietnami dhe një nga Egjipti. Prefekti i Pas-de-Kalais, Laurent Touvet, e cilësoi natën si “të vështirë dhe tragjike” dhe shtoi se “rrjetet e trafikantëve mbajnë përgjegjësinë për këto tragjedi”.

Këto tragjedi kanë nxitur kritika ndaj politikave të azilit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Organizatat joqeveritare fajësojnë rritjen e patrullimeve dhe kufizimin e rrugëve të sigurta ligjore për rritjen e numrit të viktimave. Enver Solomon, drejtor i Këshillit të Refugjatëve, theksoi se “njerëzit rrezikojnë kalimin e kanalit vetëm kur ajo nga e cila po ikin është më e frikshme se rreziqet përpara”.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Jemi të vetëdijshëm për raportet e një incidenti në kanalin në ujërat territoriale franceze. Autoritetet franceze po udhëheqin hetimin. Nuk do të komentojmë më tej në këtë faze”.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, 85 persona humbën jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin në vitin 2024, dhe nga fillimi i vitit 2025 deri më 15 gusht, janë regjistruar 24 vdekje të tjera. Kosovapress 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result