ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 30 minutes ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 34 minutes ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 38 minutes ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 40 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 46 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Raportohet për përplasje në takimin mes kryeministrit britanik e presidentit izraelit

albnews by albnews
11 September, 2025
in UK
0
Raportohet për përplasje në takimin mes kryeministrit britanik e presidentit izraelit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se është grindur të mërkurën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, gjatë një takimi “të ashpër” të zhvilluar në Londër, ku dolën në pah mosmarrëveshje të thella rreth sjelljeve të fundit të dy vendeve.

Takimi mes dy udhëheqësve u mbajt një ditë pasi Izraeli i zgjeroi sulmet kundër Hamasit duke kryer një sulm ajror që për qëllim e kishte vrasjen e udhëheqësve politikë të këtij grupi në Katar, shtet aleat i Britanisë në Lindjen e Mesme. Kryeministri britanik e ka dënuar këtë veprim të Izraelit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

RelatedPosts

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

William kujton bisedën e Kate me fëmijët, gjatë kohës që ajo bisedoi me ta për kancerin.

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Izraeli është zemëruar nga planet e Britanisë për t’iu bashkuar disa shteteve perëndimore, përfshirë Francën e Kanadanë, për të njohur një shtet palestinez këtë muaj, nëse Izraeli nuk plotëson disa kushte, përfshirë armëpushimin në Gaza.

“U thanë gjëra që ishin të ashpra e të forta dhe sigurisht se ne mund të grindemi, sepse kur aleatët takohen, ata mund të grinden. Ne të dyja [vendet] jemi demokraci” – tha më vonë një në tubim presidenti izraelit.

Sipas tij, plani i kryeministrit Starmer për ta njohur shtetësinë palestineze dhe pikëpamjet e tij rreth ndihmave humanitare në Gaza ishin rrënjët e mosmarrëveshjes dhe shtoi se e kishte ftuar Qeverinë e Britanisë për të ndërmarrë një mision të zbulimit të fakteve në Izrael.

Në anën tjetër, zyra e Starmerit tha se kryeministri britanik kërkoi nga Herzogu që ta ndryshonte rrjedhën sa i përket Gazës, duke shprehur shqetësim të thellë për krizën humanitare dhe duke e shtyrë Izraelin që ta lejojë futjen e ndihmave dhe t’i ndërpresë operacionet sulmuese në enklavë.

Starmeri ripohoi se Britania dhe Izraeli janë aleatë të vjetër dhe tha se ai mbetet i përkushtuar për të punuar drejt paqes së qëndrueshme për izraelitët e palestinezët.

Më herët, dy udhëheqësit i shtrënguan duart shkurt e pa buzëqeshje në hyrje të ndërtesës qeveritare britanike para se të hynin në të.

Në takimin me presidentin izraelit, Starmeri gjithashtu e ngriti çështjen e sulmit ajror izraelit në Katar, duke e cilësuar incidentin “tërësisht të papranueshëm”.

“Ai tha se sulmet ishin shkelje flagrante e sovranitetit të një partneri kyç dhe nuk bëjnë asgjë për ta siguruar paqen që ne të gjithë dëshpërimisht duam ta shohim” – tha një zëdhënës qeveritar britanik.

Lufta në Gaza i ka tensionuar raportet e Izraelit me Britaninë e me vende të tjera evropiane. Britania ua ka bllokuar zyrtarëve izraelitë pjesëmarrjen në panairin e saj më të madh tregtar të mbrojtjes që do të mbahet këtë javë./Nacionale

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result