ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 4 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 4 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 4 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 4 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

albnews by albnews
11 September, 2025
in Bota
0
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teksa Amerika dhe bota mbarë shënojnë përvjetorin e njëzetekatërt të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, presidenti Bajram Begaj ka rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit nëpërmjet në rrjetet sociale.

RelatedPosts

Trump u drejtohet amerikanëve pas vrasjes së Charlie Kirk: Ky është një moment i errët për të gjithë ne

Belgjika, ‘kryeqendër’ e trafikut të kokainës në BE! Autoritetet kërkojnë mbështetjen e SHBA për të luftuar fenomenin

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Kolorado, autori qëllon ndaj nxënësve dhe më pas vret veten, ka të plagosur

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sulmet ajrore në vitin 2001 lanë të vrarë 2,977 civilë, zjarrfikës dhe policë të kombësive të ndryshme që tentuan të vijnë në ndihmë. Ato u planifikuan nga Al-Kaeda në Afganistan, e cila mobilizoi kamikazë për të marrë nën kontroll katër avionë me pasagjerë, dy prej të cilëve goditën Kullat Binjake në Nju-Jork. Avioni i linjës “American Airlines”, i kontrolluar nga terroristët e Al-Kaedës, fillimisht do i drejtohej njërës prej kullave të njohura në orën 8:46 të mëngjesit dhe 17 minuta më vonë një tjetër avion i linjës “United Airlines 175” do të përplasej në grataçelin tjetër 110-katësh. Nga dy avionët e tjerë, njëri ra në godinën e Pentagonit dhe i katërti në një fushë të hapur në Pensilvani.

Përgjigjja amerikane do të vinte dy ditë më pas nga ish-presidenti Xhorxh W. Bush, përmes një ofensive ushtarake në Afganistan që do të linte të plagosur 20 mijë ushtarë dhe mbi 2,400 të tjerë të vrarë. Ish-lideri i Al-Kaedës, Osama Bin Laden, u vra nga forcat speciale amerikane gati 10 vite më vonë, më 2 maj 2011.

Sivjet, në homazhet për 11 Shtatorin pritet të marrë pjesë presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump. Ndërsa ceremonia me kryeshtetarin do të mbahet në Pentagon, ku humbën jetën 184 ushtarakë dhe civilë, në Manhatan do të lexohen me zë të lartë emrat e viktimave të tjera nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance.

Në nder të viktimave si çdo vit do të mbahen minuta heshtjeje në secilën minutë që çdonjëri prej avionëve goditi në kullat ikonë të Qendrës Tregtare të Botës në vitin 2001.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result