IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Në dy ditët e fundit janë planifikuar të prishen 20 struktura prej betoni të ndërtuara pa leje. Ndryshe nga Thethi, ku pati përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, në Valbonë një pjesë e pronarëve të bujtinave kanë zgjedhur të bashkëpunojnë, duke bërë çmontimin e ndërtimeve.

Por reagimet e banorëve janë të ndara. Një çift thotë se bujtinën prej druri e kanë ndërtuar këtë vit dhe nga ky biznes sigurojnë të ardhurat e vetme.

Tre fëmijë ushqeheshin aty. Djali, e reja… Për të ngrënë një copë bukë djemtë, për asgjë tjetër. Sivjet e bëmë. Këqyre tash!” tha një zonjë e përlotur.

Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësirat publike po vijon në të gjithë vendin, ndërkohë që paralelisht në portalin hapësiraimepublike, janë rritur denoncimet e qytetarëve.

Janë mbi 10 mijë raste të raportuara, ndërsa prej tyre kanë gjetur zgjidhje mbi 7 mijë raste.

Procesi i lirimit të hapësirave publike nisi në fillim të korrikut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “ofensiva” nuk do të ndalet deri sa fenomeni të zhduket.

Share This Article