Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, raportohet se ka pësuar infarkt gjatë një vizite në Voskopojë.

Bëhet me dije se ambasadori, sëbashku me bashkëshorten e tij, kishin shkuar  për të vizituar Voskopojën, por gjatë shëtitjes në pyjet e fshatit turistik ai nuk është ndjerë mirë, duke u kthyer në hotelin ku po qëndronin.

Më pas ai është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore. Pritet që ambasadori ukrainas të transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Share This Article