ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 3 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 3 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 3 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 3 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

albnews by albnews
15 September, 2025
in Kosova
0
Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në prag të rinisjes së seancave gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokati i tij, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar se ekipi i mbrojtjes është i entuziazmuar për këtë fazë të re të procesit, e cila, sipas tij, do të shërbejë për të ndriçuar të vërtetën historike mbi ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë.

“Presidenti falënderon të gjithë për mbështetjen e këtij procesi. Ne jemi të entuziazmuar për sot. Do të na japë një mundësi që të kthehemi në realitet”, tha Prosper për mediat para seancës.

RelatedPosts

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ai theksoi se kjo fazë e gjykimit do të jetë një pikë kthese ku do të paraqiten prova që, sipas mbrojtjes, do të vërtetojnë pafajësinë e Hashim Thaçit.

“Do të jetë një mundësi për ta rishikuar të vërtetën se çfarë ka ndodhur realisht në Kosovë në vitin 1999. Kjo do të jetë fillimi i një procesi ku do të shihni daljen e provave që do të tregojnë se Presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i atribuohen”.

Në lidhje me pyetjet rreth dëshmitarëve të mbrojtjes, Prosper theksoi se nuk ka qenë e vështirë t’i bindin të vijnë dhe të dëshmojnë.

“Jo, nuk ishte e vështirë. Mendoj se të gjithë këtu, të gjithë të përfshirët, të gjithë ata që do t’i shihni duke dëshmuar, duan të vijnë dhe të ndajnë të vërtetën. Ka një proces për të marrë autorizimet përkatëse, por ne kemi qenë të suksesshëm dhe shpresojmë të vazhdojmë të jemi të suksesshëm.

Ai shtoi se procesi i sigurimit të autorizimeve të nevojshme ligjore është ndjekur me sukses dhe mbrojtja pret që dëshmitë të kenë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e çështjes.

I pyetur për dëshminë e James Cook, Prosper nuk preferoi të japë detaje konkrete, por la të kuptohet se roli i tij është i rëndësishëm.

“Nuk dua të hyj në detaje të dëshmisë. Do ta lë atë të dëshmojë vetë. Por, përsëri, kjo është një mundësi për të dëgjuar të vërtetën për atë që realisht ndodhi dhe cilat ishin rolet dhe përgjegjësitë”, tha ai.

Avokati Prosper u shpreh i bindur se një vendim përfundimtar i drejtë do të jetë rezultat i këtij procesi, nëse gjykata ndjek provat dhe të vërtetën.

Ekipi i Telegrafit, Jehona Hulaj dhe Blend Aligjiku janë duke qëndruar te Dhomat e Specializuara në Hagë për të dhënë informatat e fundit në kohë reale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result