ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 2 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 3 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 3 hours ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet: Nuk duhej të dërgohej atje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike

albnews by albnews
15 September, 2025
in Albania, UK
0
Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet: Nuk duhej të dërgohej atje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një gjykatëse, bashkë me një juri e përbërë nga 11 qytetarë në qytetin e Dorset në Anglinë Jugore, do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë, rrethanat e vetëvrasjes të emigrantit shqiptar Leonard Farruku, i cili në vitin 2023 u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit.

RelatedPosts

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office.

Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit thotë Dr Dinesh Maganty,  tregojnë se ai kishte të menduar të çrregullt dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.

“Në korrik 2023, policia refuzoi ta arrestonte Leonardin sepse konsideroi se sjellja e tij ishte për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Ata duhet ta kishin ndaluar atë në një vend të sigurt, pra në një spital, dhe të kishin rregulluar që ai t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor nga një mjek i kualifikuar dhe profesionistë të autoriteteve lokale”.

Në raport shpjegohet se çfarë ndodhi kur Leonardit iu tregua vendimi për ta çuar nga hoteli Esplanade në anijen  Bibby Stockholm.

“Kur Leonard mori letër e Home Office në lidhje me zhvendosjen në barkë më 24 tetor, është e dyshimtë që ai të ketë qenë në gjendje të angazhohej në proces për shkak të sëmundjes së tij mendore, që do të thoshte se ai nuk mund të mendonte në mënyrë koherente ose logjike, ose të kishte njohuri ose të kuptonte se si sëmundja e tij po e ndikonte atë”.

Mospasja e kujdesit mjekësor, thekson raporti, vijoi edhe kur Leonard Farruku nisi të jetojë në anijen hotel Bibby Stockholm.

“Leonardi nuk u pa nga një mjek i përgjithshëm, një infermiere apo mjek specialist i shëndetit mendor në barkë. Atij iu caktua një shok dhome më 27 nëntor 2023, por nuk ndërveproi me të. Ai nuk dukej se fliste me njerëz të tjerë në barkë, ishte i izoluar dhe nuk ulej me askënd tjetër gjatë vakteve. Ai nuk doli nga dhoma e tij në barkë për 4 ditë midis 7 dhe 10 dhjetorit 2023 dhe më 10 dhjetor 2023 një banor tjetër e pa me sy të skuqur dhe mendoi se kishte qarë”.

Ka shumë të ngjarë thotë Dr Dinesh Maganty që sëmundja mendore e Leonardit të ketë kontribuar ndjeshëm në veprimet që çuan në vdekjen e tij të vetëshkaktuar.

“Anija nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për dikë me simptomat e Leonardit dhe do kishte qenë e dëmshme për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se ishte një mjedis i mbyllur dhe nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për shëndetin mendor. Trajtimi i Leonardit duhej të kishte ndjekur një qasje terapeutike shumëdisiplinore dhe për rezultatin më të mirë duhej të kishte përfshirë një kombinim të medikamenteve, terapisë psikologjike, kujdesit mjekësor dhe terapisë okupacionale”.

Gjyqtarja Rachael Griffin do të dëgjojë palët në këtë proces e më pas do të publikojë vendimin dhe përgjegjësit për këtë ngjarje ku humbi jetën Leonard Farruku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result