ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 8 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 8 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 8 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 8 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Jeta (dhe vdekja e çuditshme) e një prej kompozitorëve më të talentuar të Britanisë

albnews by albnews
15 September, 2025
in Kulture, UK
0
Jeta (dhe vdekja e çuditshme) e një prej kompozitorëve më të talentuar të Britanisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Karriera e Jack Moeranit u pllakos nga marrëdhënia e tij e trazuar me alkoolin, por ai la pas një trashëgimi të shkëlqyer muzikore.

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph

RelatedPosts

Princi Harry: Dëshiroj të kaloj më shumë kohë me babain, Mbretin Charles

U akuzuan si spiunë të Kinës, bien akuzat për dy britanikët

Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

Ende na ndajnë disa javë nga 75-vjetori i vdekjes së EJ “Jack” Moeranit në moshën vetëm 55-vjeçare, por është koha për të përkujtuar arritjet e tij të qëndrueshme. Është thuajse tautologji të flasësh për kompozitorë të “nënvlerësuar” britanikë, por Moerani vërtet është një prej tyre. Të paktën katër nga veprat e tij qëndrojnë denjësisht krah për krah me ato të emrave më të njohur – Simfonia në Sol Minor, Sinfonieta, Koncerti për Violinë dhe ai për Violonçel. Ai ka shkruar gjithashtu vepra të shkurtra orkestrale, me një bukuri të rrallë, shumë muzikë për piano dhe këngë – në periudhën prej 30 vjetësh para vdekjes së tij në vitin 1950, veçanërisht gjatë një periudhe të aktiviteti intensiv pak para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Trashëgimia dhe ndikimet e tij ishin pjesërisht nga Anglia Lindore dhe pjesërisht nga Irlanda. I ati ishte klerik me prejardhje anglo-irlandeze dhe shërbente si famullitar në Heston të Midëlseksit kur Jacku – i pagëzuar me emrin Ernest John – lindi më 31 dhjetor 1894. E ëma ishte nga Norfolku; gjatë fëmijërisë së Jackut, i ati u bë famullitar në Salt’haus, në të njëjtin rajon. Talenti i tij muzikor ishte i madh saqë, pas shkollimit në Apingem, ai shkoi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës – në një epokë të artë nën drejtimin e Hubert Parryt, ku studioi kompozimin me Charles Villiers Stanfordin. Lufta e Madhe i ndërpreu studimet: ai u bashkua me Regjimentin e Norfolkut si lajmëtar, por shpejt u gradua në oficer.

Në vitin 1917 mori një plagë në kokë në Frontin Perëndimor. Ky fakt vazhdon të jetë subjekt debati midis atyre që shkruajnë për karrierën e tij të mëvonshme. Pas luftës, Moerani u bë pijanec dhe më vonë alkoolik; varësia e tij ndaj alkoolit i është atribuuar (por, duket se kurrë nga vetë ai) pasojave të plagës në kokë. Megjithatë, duket më e mundshme që ai pinte shumë për të njëjtën arsye si shumë bashkëkohës të tij: ishte modë në periudhën pas Luftës së Madhe, veçanërisht mes atyre që kishin përjetuar tmerrin e llogoreve dhe kishin mbijetuar.

Moerani nuk lejoi që interesat e tij muzikore të veniteshin gjatë luftës. Gjatë pushimeve në Norfolk, ai filloi – ashtu siç kishte bërë Vaughan Williams një dekadë më parë – të mbledhë këngë popullore. Pasi u shërua nga plaga, u dërgua në Irlandë në kohën kur vendi ndodhej në një gjendje trazirash gjithnjë në rritje, dhe atje jo vetëm që mblodhi këngë popullore, por hulumtoi dhe e identifikoi veten me trashëgiminë irlandeze. Kjo do të ketë ndikim të thellë në të gjithë pjesën e mbetur të karrierës së tij si kompozitor.

I mbështetur nga të ardhurat private, nga nëna e tij, Moerani kaloi vitet ‘20 të shekullit XX duke kompozuar – fillimisht muzikë për piano dhe vepra kamertale, e më pas edhe vepra orkestrale, veçanërisht dy rapsoditë e tij të para. Gjatë kësaj periudhe krijoi edhe dy miqësi të rëndësishme: ajo më pozitivja ishte me kompozitorin dhe dirigjentin irlandez Hamilton Harty, i cili në vitet ‘30 të shekullit XX porositi Simfoninë në Sol Minor; dhe tjetra, ndoshta më pak pozitive, me kompozitorin Philip Heseltine – i njohur me pseudonimin Peter Warlock. Moerani vazhdoi mbledhjen e këngëve popullore në Norfolk, duke kaluar shumë kohë nëpër bare. Ai dhe Warlocku morën me qira një kasolle në fshatin Ajnsford të Kentit, në vitin 1925, me synimin për t’u përqendruar te muzika, por në realitet kalonin gjithnjë e më shumë kohë në dehje, duke ftuar edhe gra për argëtim shtesë.

Kreativiteti i Moeranit u dëmtua rëndë dhe, nën ndikimin e prindërve të tij, ai e ndërpreu bashkëjetesën me Warlockun në vitin 1928. Por, alkoolizmi vazhdoi të kërkonte trajtim mjekësor. Warlocku vrau veten në vitin 1930, ngjarje që e tronditi akoma më shumë Moeranin. Megjithatë, gjatë dekadës në vijim, i ndihmuar nga familja dhe megjithëse ende në betejë me alkoolin, Moerani e mori veten dhe filloi të shkruante veprat e tij më të mira.

Harty e porositi Simfoninë në vitin 1934, dhe ajo ishte gati për premierën në vitin 1938 – pjesa më e madhe e saj e shkruar në një vend që sot do ta quanim qendër rehabilitimi për alkoolin. Vepra ka ndikime nga xhazi, por lëvizja e dytë pasqyron peizazhin e qetë të Norfolkut, ndërsa ritmet e pjesës së parë të gjallë dhe dinamike mendohet se janë frymëzuar nga tingujt e lokomotivave me avull që tërhiqnin trenat, kur Moerani udhëtonte mes Londrës dhe Norfolkut, dhe të cilat e magjepsnin atë. Simfonia u konsiderua me të drejtë një vepër e rëndësishme kombëtare, dhe u bë e para që u regjistrua si pjesë e një serie nën kujdesin e Këshillit Britanik, e dirigjuar nga Leslie Heward i cili dha edhe interpretimin e parë.

Pas rehabilitimit, Moerani kaloi gjithnjë e më shumë kohë në Irlandë, në qytetin e vogël dhe të bukur Kenmar në Keri, të cilin e dashuronte dhe ku njerëzit e adhuronin atë. Pikërisht atje, dhe në ishullin e afërt Valentia, ai shkroi ndoshta veprën e tij më të mrekullueshme – Koncertin për violinë, përfunduar në vitin 1941. Ky koncert bashkon gjallërinë irlandeze me një trishtim të thellë që pasqyron vuajtjet dhe izolimin e kompozitorit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shkroi disa vepra të shkëlqyera për orkestër të vogël dhe deri në vitin 1945 kishte përfunduar një Koncert për violonçel, me tone shumë reflektuese, të shkruar për çelisten që atë vit u bë edhe gruaja e tij Peers Coetmore. Ajo nisi gjithnjë e më shumë të bënte turne nëpër botë, për arsye profesionale; i mbetur vetëm, Moerani u kthye te pirja e rëndë. Martesa dështoi.

Ai e nisi një Simfoni të dytë. Mëngjesin e 1 dhjetorit 1950, shkoi në barin kryesor të pijes në Kenmar dhe kaloi një pasdite të rëndë në alkool. Pak para se të binte errësira, zbriti drejt lumit Kenmar – i gjerë dhe i trazuar, vetëm disa milje larg Oqeanit Atlantik – dhe doli në një skelë të gjatë prej guri. Frynte një erë e fortë, por pavarësisht pasigurisë në ecje, ai nuk ra në ujë nga era: pësoi hemorragji cerebrale dhe vdiq para se të prekte ujin. Shumë vite më parë, një banor i moshuar lokal më tregoi se ai dhe gjithë qyteti morën pjesë në varrim, ngaqë Jack Moeran ishte shumë i dashur për njerëzit. “Ishte njeri i mrekullueshëm”, ka thënë plaku, “por e kishte shumë merak pijet”. Ai ishte gjithashtu një kompozitor i jashtëzakonshëm dhe duhet ta kujtojmë. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result