ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 2 hours ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 2 hours ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 3 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 3 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Fjalimi emocionues nga fituesi më i ri në moshë i çmimit “Emmy”: Tre vjet më parë isha askush, tani jam këtu

albnews by albnews
16 September, 2025
in Kulture
0
Fjalimi emocionues nga fituesi më i ri në moshë i çmimit “Emmy”: Tre vjet më parë isha askush, tani jam këtu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aktori i ri Owen Cooper ka bërë histori në ndarjen e çmimeve Emmy të këtij viti. Vetëm 15 vjeç, ylli i serialit Adolescence u shpall fitues i kategorisë “Aktori më i mirë në rol dytësor” në një seri të kufizuar, duke u bërë mashkulli më i ri ndonjëherë që fiton këtë çmim prestigjioz.

Me këtë sukses, ai theu një rekord mbi 50-vjeçar, i cili mbahej nga Scott Jacoby, fitues në vitin 1973, në moshën 16-vjeçare. Megjithatë, rekordi absolut për fituesen më të re i mbetet Roxana Zal, e cila në vitin 1984 fitoi Emmy në moshën 14-vjeçare për rolin e saj në filmin Something About Amelia.

RelatedPosts

Jeta (dhe vdekja e çuditshme) e një prej kompozitorëve më të talentuar të Britanisë

Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Cooper ishte gjithashtu më i riu mes të nominuarve në kategorinë e tij, ku konkurroi me emra të mëdhenj të Hollivudit si Javier Bardem, Rob Delaney, Peter Sarsgaard dhe kolegun e tij nga seriali, Ashley Walters.

Foto: EPA

Në fjalimin e tij emocionues, aktori i ri nuk e fshehu entuziazmin: “Qëndruar këtu është thjesht e pabesueshme. Për të qenë i sinqertë, kur fillova kurset e aktrimit disa vite më parë, as që e mendoja se do të isha ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, e lëre më këtu”, tha ai.

Ai gjithashtu dha një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e tij: “Mendoj se kjo mbrëmje dëshmon se nëse dëgjoni, përqendroheni dhe dilni pak nga zona juaj e rehatisë, mund të arrini gjithçka në jetë. Kushdo mund të gabojë ose të turpërohet, por kjo nuk ka rëndësi”.

Roli i Jamie Miller në Adolescence ishte paraqitja e tij e parë e madhe, ndërsa së shpejti Cooper do të shihet si Heathcliff i ri në adaptimin e ri të Orkanskih Visova nga regjisorja Emerald Fennell, ku luajnë edhe Margot Robbie dhe Jacob Elordi.

Foto: EPA

Seriali i Netflix-it Adolescence, i realizuar në stilin unik me një plan të vetëm filmimi, ishte nominues për plot 13 çmime Emmy dhe dominoi mbrëmjen. Përveç Cooper, çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor e fitoi Erin Doherty, ndërsa Stephen Graham – që interpreton babain e Jamie-t dhe është një nga autorët e serialit – u shpall “Aktori më i mirë në rol kryesor”. Seriali fitoi gjithashtu çmime për skenarin më të mirë, regjinë më të mirë dhe çmimin më të madh të mbrëmjes – “Seria më e mirë e kufizuar ose antologjike”.

Duke marrë çmimin kryesor, Graham theksoi: “Kjo ishte një bashkëpunim gjigant. Ajo që bëjmë ne nuk është një ndeshje futbolli. Nuk ka fitues e humbës – gjithçka është subjektive. Por ajo që arritëm të krijojmë ishte një familje e bukur. Pa marrë parasysh nëse ishe i pari në listën e aktorëve apo i 101-ti, të gjithë u trajtuam njësoj dhe me respekt. Kjo është mënyra se si nxjerr më të mirën nga njerëzit e tu”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result