Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuesja e OSBE-së, Elina Valtonen, udhëton këtë të martë (16 shtator) drejt Kosovës.
Valtonen do të pritet në një takim në orën 09:20 nga presidentja Vjosa Osmani.
Po asht, gjatë kësaj vizite, kryediplomatja finlandeze do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.