Policia e Durrësit, me urdhër të Burgjeve, e ka kryer në spital ekzekutimin e vendimit të vendimit për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, ku Vangjush Dako është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre” lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Por, Dakos i kanë mbetur vetëm 11 ditë nga dënimi për të kryer, pasi pjesën tjetër e ka kryer nga periudha e paraburgimit dhe “arrestit në shtëpi”.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas vendimit të Apelit, Vangjush Dako ka pasur aritmi, rrahje të shpejta të zemrës dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim.
Tashmë, ai pritet që t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.