Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria, të ndihmuar dhe nga banorë vendas kanë mundur të nxjerrin nga humnera trupin e turistit holandez që humbi jetën mbrëmjen e së martës.

Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Alpeve dhe pikërisht në shtegun që lidh Thethin dhe Valbonën.

Sipas raportimeve, grupi i turistëve nuk kishte marrë një guidë të licencuar dhe po kalonte në këtë rrugë të vështirë, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe ra nga një lartësi tepër e madhe.

Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje.

Po ashtu, për shkak të situatës në zonë u dërgua dhe një helikopter.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga humnera ku kishte rënë turisti.

Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i turistit ndodhet në morgun e spitalit të Shkodrës.

Share This Article