Pasi e emëroi ministre virutale në krye të Ministrisë së Intelgjencës për Prokurimet Publike, Rama i ka hapur Diellës edhe një faqe Facebook-u.
Vetë Rama e ka bërë të ditur me një postim në faqe e tij zyrtare. “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Faqja zyrtare e Diellës në Facebook
Por, ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët kritikojnë kryeministrin për shpikjen e tij më të fundit.
Njëri prej tyre ironizon një deklaratë që Rama ka bërë për ‘miqtë’ e tij të burgosur, duke i thënë Diellës të ketë kujdes “të mos hajë kumbulla” pas shpinës së kryeministrit.
Një komentuese tjetër shpreh pamundësinë për të gjetur një vend pune edhe pse me diplomë.
Ndërsa një komentues ngre shqetësimin e vrasjeve të shumta që kanë tronditur vendin.



