ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 25 minutes ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 28 minutes ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 50 minutes ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 52 minutes ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Skandal në Britaninë e Madhe, vodhi një telefon dhe u dënua 2 vite… pas 20 vitesh është sërish në burg

albnews by albnews
18 September, 2025
in UK
0
Skandal në Britaninë e Madhe, vodhi një telefon dhe u dënua 2 vite… pas 20 vitesh është sërish në burg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një histori e pazakontë nga Britania e Madhe ka ngjallur debat mbi drejtësinë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç nga Cardiff, ndodhet prej 20 vitesh në burg për një vjedhje të një telefoni celular, ndonëse dënimi fillestar i tij ishte vetëm dy vjet e gjysmë.

Në vitin 2005, ai u dënua sipas një mase të ashtuquajtur “Prison for Public Protection-Burgim për Mbrojtjen e Publikut”, e cila lejonte që të burgosurit të mbaheshin pa afat të caktuar, nëse bordi i lirimit me kusht nuk e konsideronte të sigurt daljen e tyre. Megjithëse kjo masë u abrogua në vitin 2012, ajo vijon të prekë qindra të burgosur që u dënuan më parë.

RelatedPosts

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket, batuta dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

Trump e konsideron pritjen mbretërore si “nderimin më të madh”

Familja e tij e quan këtë dënim si një “burgim të përjetshëm”. I ati, Anthony Douglas, 63 vjeç, tregon se i biri ishte një fëmijë i zakonshëm që mori vendime të gabuara gjatë adoleshencës, por askush nuk e priste një dënim kaq drastik për një telefon.

Gjatë këtyre dy dekadave në burg, Leroy ka përjetuar humbje të mëdha familjare, përfshirë vdekjen e vajzës së tij në moshën 20-vjeçare, si dhe të gjyshërve. Sipas të atit, kjo ka rënduar ndjeshëm shëndetin e tij mendor, ndërsa zhvendosjet e vazhdueshme mes burgjeve e kanë detyruar të përsërisë trajnimet e nevojshme për të marrë në konsideratë lirimin.

Avokatë dhe aktivistë i cilësojnë dënime të tilla si drakoniane dhe të padrejta, duke kërkuar një rishikim të gjerë dhe ridënim për të prekurit. Së fundmi, një peticion i paraqitur në Doëning Street kërkoi që këto dënime të hiqen edhe në mënyrë retrospektive. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result