Katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e pestë, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.
Burnley barazoi 1-1 ndaj Nottingham, në një sfidë ku sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja qëndroi në stol për të gjithë takimin.
Futbollisti kuqezi nuk mori minuta nga trajneri Parker, i cili e aktivizoi javën e kaluar ndaj Liverpool në fund.
Në takimet e tjera, Tottenham u ndal në barazim 2-2 nga skuadra e Brighton në transfertë.
