ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Diella, ministri ideal i Edi Ramës 10 minutes ago
Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë 12 minutes ago
Autogolat e një opozite të ndryshkur! 14 minutes ago
Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”.. 20 minutes ago
“Pikë Uji” i Robert Budinës në listën e New York Times, filmi shqiptar mes 5 filmave që duhen parë 25 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund

albnews by albnews
22 September, 2025
in Albania, UK
0
Preken edhe shqiptarët, Farage prezanton planin anti-emigracion, i kursen Britanisë 230 mld paund
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qindra mijëra emigrantë do të detyrohen të largohen nga Mbretëria e Bashkuar nëse partia Reform UK fiton zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka deklaruar lideri i saj Nigel Farage duke insistuar se ky veprim do t’i kursejë shtetit më shumë se 230 miliardë paund.

Kreu i partisë është zotuar të ndalojë atë që e quan mashtrimi i vendosjes së përhershme ligjore për shtetasit e huaj dhe ka paralajmëruar se mosmarrja e masave ndaj këtij problemi është një “bombë fiskale me sahat” që mund të çojë në falimentimin e vendit.

RelatedPosts

Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

“Pikë Uji” i Robert Budinës në listën e New York Times, filmi shqiptar mes 5 filmave që duhen parë

Farage premton se do të shfuqizojë statusin e njohur si “leje e pacaktuar për të qëndruar” (ILR – Indefinite Leave to Remain), i cili u jep të drejtë emigrantëve që kanë jetuar më shumë se pesë vjet në Mbretërinë e Bashkuar që të përfitojnë ndihma ekonomike dhe të aplikojnë për shtetësi.

Reform UK vlerëson se 3.8 milionë emigrantë që kanë ardhur pas pandemisë do të jenë të kualifikuar për ILR ndërmjet viteve 2026 dhe 2030, dhe pretendon se shumë prej tyre do të përfundojnë në sistemin e ndihmave sociale ose janë punëtorë të pakualifikuar që do të sjellin edhe familjarë të tjerë për t’u bashkuar me ta.

Duke i ndaluar të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Farage thotë se do të kursehen 234 miliardë paund gjatë jetës së tyre, të cilat do të përdoren për përfitime sociale.

PLANI  I FARAGE:

·  Nuk do të jepen më ILR të reja

·  Emigrantët që tashmë kanë këtë status (të quajtur “status i vendosur”) do ta humbin atë

·  Ata që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të aplikojnë për vizë të ripërtëritshme 5-vjeçare, me kushte më të rrepta, si:

o Njohja e gjuhës angleze

o Të ardhura të larta

o Kufizime për numrin e familjarëve që mund të sjellin

Ata që nuk e plotësojnë kriterin, do të humbin ndihmat nga shteti dhe do të pritet të largohen vullnetarisht ose do të përballen me dëbim, sipas planit të rreptë të Reform UK për emigracionin ilegal, të quajtur operacioni “Rikthimi i Drejtësisë”.

Në dokumentin zyrtar, që do të publikohet të hënën, thuhet se ndryshimet do të bëhen në mënyrë graduale dhe të rregullt, në mënyrë që bizneset të kenë kohë të trajnojnë punëtorë britanikë për t’i zëvendësuar emigrantët. Reform UK deklaron se po jep sinjalin që epoka e fuqisë punëtore të lirë të huaj ka përfunduar.

Gjithashtu, Farage është zotuar se vetëm shtetasit britanikë do të kenë të drejtë për përfitime sociale. Periudha e pritjes për shtetësi, e cila aktualisht është një vit pas marrjes së statusit të qëndrimit të përhershëm do të zgjatet, për të parandaluar që shtetësia të jepet “lirshëm” sipas tij.

“Konservatorët dhe Laburistët e kanë kthyer Mbretërinë e Bashkuar në një bankë ushqimore për gjithë botën”, tha Farage. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Diella, ministri ideal i Edi Ramës

Diella, ministri ideal i Edi Ramës

22 September, 2025
Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

22 September, 2025
Autogolat e një opozite të ndryshkur!

Autogolat e një opozite të ndryshkur!

22 September, 2025
Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result