Filmi “Pikë Uji” i regjisorit Robert Budina ka hyrë në vëmendjen e kinemasë botërore, pasi është përfshirë nga The New York Times në listën e “5 filmave ndërkombëtar që duhen parë”.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për mendimin tim jo thjesht për filmin, duhet pasur parasysh se një impakt i tillë në përmasa botërore bëhet fjalë për industrinë dhe ndryshon mendimi për Shqipërinë’, u shpreh Budina.
“The New York Times” vlerëson stilin e regjisorit Budina, i cili “i mbështjell personazhet në një atmosferë gri e blu, me perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve e të fuqishmëve.
“Ka një balancë të këtyre forcave qoftë të aktorëve, kameras, të mënyrës si lëvizet apo edhe regjia kanë krijuar një unitet dhe një stil”, tha regjisori.
Vet regjisori liston disa arsye për rëndësinë e këtij vlerësimi dhe të ardhmen e filmit.
“Gjëja e parë është impakti që do ta ndjekin dhe po flasim për një treg amerikan, sigurisht që tërheq edhe vëmendjen e kritikëve amerikan apo edhe festivalet”, tha Budina.
Rekomandimi i New York Times për filmin pikë uji vjen pas një sërë vlerësimesh të tjera ndërkombëtare, ndërsa pas këtij sugjerimi New York Times rekomandon shikimin e filmit në platformën Film Movement Plus, duke e bërë të aksesueshëm për audiencën amerikane dhe ndërkombëtare.