“Më ndalën se po kalon ti”, Macron bllokohet në Nju Jork nga autokolona e Trump, e telefonon menjëherë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i pabesueshëm që përfshin Presidentin francez Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan Donald Trump ndodhi të hënën në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.

Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai u gjend para një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa po lëvizte autokolona e Donald Trump.

Më falni, z.President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit që dukej i habitur.

Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi menjëherë homologun e tij amerikan.

A e merr me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju”, dëgjohet ti thotë Macron, Trumpit.

Edhe kur kaloi autokolona e presidentit amerikan, vetëm këmbësorët u lejuan të kalonin, ndërsa Emmanuel Macron u kthye në ambasadën franceze në New York në këmbë. Duke iu dhënë mundësia, ai vazhdoi telefonatën me Donald Trump dhe bëri foto me qytetarët që ia kërkuan.

Share This Article