Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga ku nisen fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fluturimet nga dhe për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës në ambientet e pritjes brenda në aeroport, që ka çuar në evakuimin e mijëra pasagjerëve dhe pezullimin e shumë fluturimeve dhe vonesave.

Edhe pse zjarri është shuar, në terminalin e Stanstead-it, kontrollet e sigurisë nuk kanë funksionuar deri në orët e para të ditës, ashtu edhe trenat që shkojnë apo nisen nga ky aeroport.

Aeroporti ka njoftuar pasagjerët që të verifikojnë dhe kontaktojnë linjat për statusin e fluturimeve përpara nisjes drejt aeroportit, i cili është i tejmbushur me pasagjerë që pritej të udhëtonin në orët e para të së mërkurës. Ndërkohë që përpjekjet vazhdojnë për rikthimin në normalitet të funksionimit të aeroportit, pasagjerëve u kërkohet të japin vetes sa më shumë kohë për mbërritjen në aeroportin i cili ndodhet rreth 50 km në verilindje të Londrës.

Aeroporti i Stanstead është aeroporti nga ku nisin fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës të linjës low-cost Ryanair. Ky është aeroporti i tretë më i madh i Londrës, ku u ul edhe Air Force One i presidentit Trump gjatë vizitës së javës së kaluar në Britani.

Share This Article