Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u paraqit në Parlament të mërkurën me një njësi qendrore në duar.
I pyetur nga gazetarët se çfarë ishte, Korreshi tha se kishte marrë me vete, burrin e Diellës, ministres së Inteligjencës Artificiale të emëruar nga Kryeministri Edi Rama në qeverinë e re.
“Bashkëshorti i Diellës… Do t’i kërkojmë dorën tani… Meqë tha shoku kryeministër që nuk merr vendime. Ka 15 vjet që nuk punon ky i shkreti”, tha Korreshi.