Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë për t’i dhënë drejtim punëve në Bashkinë e Tiranës.

Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.

Burimet bëjnë të ditur se paraditen e sotme, teksa vëmendja e mediave ishte në Kuvend, Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë Top Channel mëson se në agjendë për sot është parashikuar edhe një tjetër takim në orën 18:00 me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet në kryeqytet.

Ndërkohë që socialistët kanë nisur punën për përballjen tjetër pas asaj të 11 majit, demokratët ende nuk kanë dalë me një kandidat.

I pyetur sot kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, por pa përmendur emra.

Share This Article