ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 6 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 6 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 6 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 7 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

albnews by albnews
26 September, 2025
in Albania
0
‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekzekutimi në Angli i vëllait të Aurel Hoxhës, sot në kërkim nga SPAK, është zanafilla e një sërë vrasjesh ndaj fisit kundërshtar, Lleshi. Aurel Hoxha dyshohet se u betua të vriste burrat e familjes nga Burreli, e nga 2012-a, deri në 2023-shin, u ekzekutuan 4 anëtarë të tyre, përfshirë vrasësi i vëllait të tij, i cili u qëllua me armë në burgun e Peqinit.

***

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Vrasja makabre e të riut Klevis Lleshit në 2020-ën, të çon tek një nga historitë më të tmerrshme të hakmarrjes në Shqipëri.

Vëllai i të dyshuarit, Aurel Hoxhës, Agimi, u vra në vitin 2012 dhe u dogj brenda makinës së tij në Angli nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit të groposur në Mamurras.

Vetëm kjo vrasje, e një anëtari të fisit Hoxha, ka prodhuar ndër vite një hakmarrje të dhunshme, që ka marrë deri më tani, jetën e 4 familjarëve të fisit Lleshi: Vetë vrasësin e Agim Hoxhës, 2 xhaxhallarë të tij, dhe më të voglin, Klevisin 22-vjeçar.

Edhe pse autoritetet e kapën dhe Arben Lleshi po vuante ndëshkimin nga drejtësia, familja Hoxha, nuk ia fali vrasjen dhe djegien e njeriut të tyre në Angli.

Vetëm një vit pas vrasjes së Agim Hoxhës, iu mor jeta të parit nga fisi Lleshi. Më 30 tetor 2013, u vra xhaxhai itij, Xhavit Lleshi dhe tre vite më vonë, xhaxhai tjetër, Hajredin Lleshi, më 15 maj 2016 

Në 2017-ën është zhdukur dhe një djalë i fisit Lleshi, 40 vjeç, për të cilin deri vonë familja nuk ka pasur të dhëna.

Në vitin 2020 hakmarrja e cila synonte vetëm burrat e fisit Lleshu, iu afrua të vogëlit të shtëpisë, Klevis Lleshit, djalit të Xhavit të vrarë në 2013-ën.

Për vrasjen që mendohet se erdhi për pazare droge në Britaninë e Madhe, Arben Lleshi u dënua me 32 vite burg në Londër. Ai do të jetë i fundit në zinxhirin e vrasjeve të njerëzve të fisit të tij. Në vitin 2016 u ekstradua në Shqipëri për të shlyer 28 vitet e mbetura. Ndërsa vuante dënimin në burgun e Peqinit, një i dënuar përjetë për vrasjen e 2 turistëve çekë, Sokol Mjacaj, e ekzekutoi Arben Lleshin me pistoletë më mulli në dhjetor të vitit 2023 në dritaren e qelisë. Nga frika e hakmarrjes, asnjë pjesëtar nga familja Lleshi nuk tërhoqi trupin në morg, dhe ceremoninë mortore ia bëri bashkia.

Për vrasjen që shënoi edhe episodin e rëndë të futjes së një pistolete në burg, nuk ka pasur akuzë zyrtare ndaj anëtarëve të fisit Hoxha.

Por hetimet e SPAK-ut, për herë të parë ranë në gjurmët e autorëve, të të paktën njërës prej vrasjeve në fisin Lleshi, atë të 22-vjeçarit Klevis.

SPAK ia faturon këtë krim, vëllait të Agim Hoxhës, të vrarë brenda makinës në Angli, në 2012-ën, Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri.

VRASJET PËR GJAKMARRJE

2012 – Arben Lleshi vret Agim Hoxhën në Londër

2013 – Vritet Xhaxhai i Arben Lleshit, Xhavit Lleshi

2016 – Vritet xhaxhai tjetër i Arben Lleshit, Hajderin Lleshi

2020- Vritet kushëriri i Arben Lleshit, Klevis Lleshi (djali i Xhavitit)

2023- Vritet në burg Arben Lleshi

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result