Kapet 48-vjeçari në Tiranë, shiste kokainë, i gjendet edhe municion luftarak

albnews
By
1 Min Read

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike dhe duke mbajtur sende të kundërligjshme në banesën e tij.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacione të siguruara për aktivitetin e paligjshëm të shtetasit A. B., banues në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Share This Article