Arrestohet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.
Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari, Denis Trungu, rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Policia e Tiranës njofton se Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”.
Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.
37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme