Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO, zbardhet arseja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” në GJKKO, ku mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur.

Shkak i shtyrjes ishte fakti se prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për të mbajtur qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e avokatëve.

Kreu i Partisë Demokratike Berisha u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij, ndërsa prezent fizikisht ishte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe i pandehuri Xhimi Begeja, ndërsa të tjerët përfaqësoheshin nga mbrojtësit ligjorë.

Share This Article