ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 7 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 7 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 8 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 8 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani”: Provokimet e 11 serbëve të arrestuar

albnews by albnews
1 October, 2025
in Bota
0
“Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani”: Provokimet e 11 serbëve të arrestuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.

Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

RelatedPosts

Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma

Shpërthime dhe të shtëna në Mynih, nis operacioni i madh policor

Fotografia që tronditi botën, 25 vite nga vrasja e vogëlushit palestinez

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.

Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.

Provokimet filluan me “kokat e derrave”

Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.

Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë “me targa që dukeshin si të Serbisë”.

Qese me mbeturina dhe kokën e një derri para një xhamie në periferi të Parisit.

Ngjyrë e gjelbër mbi simbolet hebraike

Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.

Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin “ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre”.

Hetime për ndikimin rus

Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.

Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.

Rasti i “duarve të kuqe”

Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin “rasti i duarve të kuqe” të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si “antisemitizëm i neveritshëm”.

Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.

Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

Pas sulmit të Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.

Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.

Kampet e trajnimit në Serbi për destabilizimin e Moldavisë?

Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.

Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse.

SHIKONI EDHE:Serbia në qendër të akuzave për trajnimin e moldavianëve nga operativë rusë për trazira para zgjedhjeve
Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result