Abbott: Qeveria e re duhet të tregojë guxim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott e ka uruar qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.

“Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Më 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë Kosovarëve”, ka shkruar Abbott në Facebook./KosovaPress/

Share This Article