Meta takoi Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, Lamberto Zannier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit e falënderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjithashtu, Presidenti Meta e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike./ATSH/

Share This Article