Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greva e urisë e Pano Ruçit, babait shqiptar të 22-vjeçarit Denis Ruçi, i cili humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit, ka hyrë në fokusin e Parlamentit grek.

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, u shpreh në mbështetje të babait, duke theksuar se “është e drejtë e një babai të kërkojë hetim për vdekjen e të birit”. Ky reagim erdhi pas kritika të opozitës, e cila akuzoi qeverinë për neglizhencë në trajtimin e rastit.

Ndërkohë, Gjykata e Larisës ka pranuar kërkesën për zhvarrosje dhe kryerjen e një ekspertize të re mjeko-ligjore, pasi familja dyshon se trupi i varrosur nuk i përket Denis Ruçit. Procesi i ekspertizës do të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa Pano Ruçi ndodhet në javën e katërt të grevës së urisë, me gjendjen shëndetësore që po përkeqësohet.

Share This Article