“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babrru: Konsumuan alkool në një lokal bashkë para ngjarjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten mbrëma në Babrru.

Një 40-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij, pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive banale.

Viktima dhe autori kishin qenë së bashku në një lokal pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Pasi dolën nga lokali, në gjendje të dehur, ata u konfliktuan fizikisht. Në kulmin e sherrit, autori nxori thikën dhe goditi 40-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vend nga humbja e madhe e gjakut, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ambulancës.

Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë okularë që njoftuan policinë dhe ndihmuan në identifikimin e menjëhershëm të autorit.

Po ashtu, kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë filmuan të gjithë momentin e sulmit dhe largimin e autorit.

Pamjet tregojnë se pas krimit, ai u largua në këmbë rreth 300 metra, u ul për pak kohë në një tjetër lokal, më pas mori një automjet dhe u nis drejt Durrësit.

Policia ndërhyri menjëherë dhe pas ndjekjes e arrestoi autorin. Në dëshminë e parë para hetuesve, ai ka pranuar konfliktin duke deklaruar se ishte në gjendje të dehur.

Share This Article