Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehu mbështetje të plotë për përpjekjet e presidentit Trump për paqen në Lindjen e Mesme, duke theksuar se prioriteti duhet të jetë një armëpushim që çon në lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, e cilësoi pranimin e planit nga Hamasi si një “hap domethënës përpara”, duke thënë se nisma e Trump e ka afruar procesin e paqes më shumë se kurrë më parë.
Nga Australia, kryeministri Anthony Albanese deklaroi se Canberra mirëpret progresin e bërë dhe i bëri thirrje Hamasit të pranojë planin, të dorëzojë armët dhe të lirojë pa vonesë të gjithë pengjet.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, tha se këtë herë pajtohet me Trumpin, duke kërkuar “ndalimin e gjenocidit”. Ai shtoi se nëse Trump “dërgon ushtrinë e tij për të ndalur shtypjen ndaj Palestinës, ajo ushtri do të shoqërohet edhe nga ushtria e Kolumbisë”.